Filozofia e Donkishotizmit

Autori:Prof.Alfred Uci

Download pdf

“Don Kishoti” është libër për të gjithë kohët, për të gjitha moshat dhe për të gjithë njerëzit. Ai është një libër i çuditshëm, sepse edhe tani në ditë dramatike krizash, por edhe gëzimesh bart vërtetësi jetësore befasuese. Kjo vepër e shkruar katër shekuj më parë vazhdon të jetë e hapur me përmbajtjen e saj estetike të begatë e të shumanëshme. Ajo sjell mesazhe të reja pë jetën, jo vetem për të kaluarën e të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe me vlerat e shquara që ka përballon gjithë dimensionet e hapsirës dhe të kohëve të reja. Ne besojmë se të parët kozmonautë që do të nisen në udhë të largëta përtej orbitës së satelitit tonë, Hënës dhe fluturimeve interkontinetale nuk do të harrojnë këshillën e Dostojevkit dhe do të marrin me vete patjetër romanin “Don kishoti”, Biblën dhe Simfoninë e Nëntë të Bet’hovenit, që të engledisen e mos mërziten, të mos i asfiksojë nostalgjia e Tokës dhe t’u çojë botëve të përtejme mesazhet e humanizmit e të qytetërimit të botës sonë. Meqenëse qenia njerëzore, siç na ka thënë Kanti, është e vetmja që transedenton vetveten, një prej aspiratave të saj është të kërkojë arketipa, referent; shembuj prej të cilëve të mund të arrijmë në të gjitha sferat ku realizojmë esencën tonë. Në botën e sotme të globalizuar, i tillë është kuptimi i fundmë i çmimeve me prirje vlersimi universal, që mund të nxjerrim në dritë ne, qeniet njerëzore nga vetja jonë dhe bota në letërsi, arte shkenca humane.

Copyrights © Ministria e Kulturës. All rights reserved